E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pedagogët e Arteve në protestë: Nuk njihen titujt akademikë!
Lajme

Pedagogët e Arteve në protestë: Nuk njihen titujt akademikë!

Situata në Universitetin e Arteve po përshkallëzohet, teksa pedagogët denoncojnë moszbatimin e vendimeve të rëndësishme akademike dhe paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit deri në bojkot të procesit mësimor.

Në vitin 2021, institucioni mori një status të veçantë si universitet me profil artistik, pas një vendimi të Këshilli i Ministrave. Më pas, gjatë vitit 2024, Senati Akademik i Universitetit të Arteve miratoi një sërë vendimesh për avancimin e stafit pedagogjik, duke akorduar tituj të rinj, mes tyre edhe “Profesor i Asociuar në Arte”.

Megjithatë, sipas përfaqësuesve të stafit, këto vendime kanë mbetur vetëm në letër, pasi nuk janë reflektuar as në aspektin financiar dhe as në atë administrativ.

Tenori dhe pedagogu Josif Gjipali, duke folur në emër të Asamblesë së stafit akademik, theksoi se mungesa e zbatimit të vendimeve të senatit përbën një problem serioz institucional dhe cenon funksionimin normal të universitetit.

Sipas tij, situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak të presionit të ushtruar ndaj pedagogëve për të ndjekur programe doktorature, shpesh me kosto të larta dhe që nuk përputhen me profilin e tyre artistik.

Nga ana tjetër, përfaqësues të pedagogëve kanë kërkuar zyrtarisht sqarime nga rektorati, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje. Në mungesë të reagimit, ata paralajmërojnë se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të garantuar zbatimin e vendimeve akademike.

Edhe Sandër Kovaçi nga Sindikata e Pedagogëve ka ngritur shqetësimin për pasojat që kjo situatë sjell për standardet e arsimit të lartë në fushën e arteve, duke i bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë.

Pedagogët që dolën publikisht këtë të enjte bëjnë me dije se kjo çështje zgjat prej më shumë se një viti dhe, nëse nuk ka reagim konkret, ata janë të vendosur të ndërmarrin masa ekstreme, përfshirë bojkotin e mësimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.