E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pëllumb Gjoka  pronat i  kishte përfituar si ‘investitor strategjik’ dhe me falsifikim
Lajme

Pëllumb Gjoka pronat i kishte përfituar si ‘investitor strategjik’ dhe me falsifikim

SPAK ka nisur sot një hetim për të gjitha pasuritë e Pëllumb Gjokës, duke vendosur sekuestrim për pronat për të cilat ai ka marrë statusin investitor strategjik.

Bëhet fjalë për prona jo vetëm të regjistruara në emrin e tij, por edhe të familjarëve.

Ajo zbuloi po ashtu se nga hetimet e kryera ka dyshime se pasuritë e sekuestruara së fundmi janë përfituar nga falsifikimi i dokumenteve kryer nga Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë.

Kujtojmë se SPAK ka sekuestruar pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili ndodhet pas hekurave në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Në njoftimin e SPAK flitet për një sërë pasurish, toka në zonën e Pulaj- Plazh, Velipojë, të cilat figuronin të regjistruara në emër të personave të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.