E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PEMA QË NUK U BË DOT PYLL
Lajme

PEMA QË NUK U BË DOT PYLL

Nuk do ta harroj kurre 9 janarin e vitit 2004. Isha drejtor i lajmeve ne Top Channel dhe fale ketij televizioni u zbulua dhe u raportua kjo tragjedi qe i kushtoi jo pak Fatos Nanos ne karieren e tij. Dhe ishte koha kur uleshim neper tavolina se bashku dhe mund ta kishte bere dhe nje gjysem telefoni, por absolutisht jo. Dhe ne nje episod tjeter po shkruja shkrimin me titullin ” Nano ik” kur nderkohe me ra telefoni nga nje i stafit te tij qe bashke disa persona te shoqerise civile nga USA na ftonte per darke. Nuk mund te vi i thashe se neser do nxjerr kete shkrim me kete titull. E kam te pamundur i thashe! Pas pak me erdhi nje sms ” Shkrimin mos e hiq dhe per darke hajde”. Jane dy episode qe flasin shume. Ky ishte Fatos Nano, fytyren e tij kishte dhe Partia Socialiste ato vite. Kishte nga ata qe kete tolerance te tepruar mundoheshin ta interpretonin dhe si indiference, por si do qe mundoheshin t’i perzienin kto dy elemente me dashakeqesi ose jo, nuk ia zbehnin minimumin: Fytyren e Qytetarise. Toleranca dhe qytetaria jane peme qe nuk mbin kollaj ne kete truall, sidomos pas disa viteve burg…..
Te qofte dhe i lehte miku im Fatos Nano, kush te kuptoi te kuptoi, kush ste kuptoi gjithsesi ka serish kohe te reflektoje sa here e sheh veten ne Pasqyren e kohes qe po jetojme, duke ti zvogeluar gjithmone e me shume te ashtequajturat ” vese” qe duken si kokrriza mikroskopike rere ne trungun e madh te Pemes te madhe te Qyetararise, qe ne kete vend nuk mundi kurre te behej pyll.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.