E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHYQYR QË JEMI NDRYSHE!
Sot

SHYQYR QË JEMI NDRYSHE!

Nga ANDI Bejtja | Opinion | PUBLIK.al

Jo pak kolegë gazetarë që kaluan kufirin me Serbinë, përveçse dhe publikisht, më marrin në telefon dhe tregojnë me zemërim se si u kontrolluan fije për fije nga policia serbe, deri edhe në trup, sesi u mbajtën 4 orë, etj. etj., duke dalë në konkluzionin se “kështu duhet t’ia bëjmë edhe ne gazetarëve serbë kur vijnë në Shqipëri, kështu duhet të sillet edhe policia jonë”, për të vazhduar më tej me refrenin e zakonshëm: “nuk kemi shtet” e të tjera si këto.

O Zot, shyqyr që jemi ndryshe! E them fare hapur  dhe mereni, daç për ters, daç jo më mirë pranoj një polic që të merr dhe ndonjë paketë cigaresh kur kalon kufirin, sesa një polic që, me urdhër të pashkruar, të mban në shenjë represioni me orë të tëra, kot e më kot.

Dy herë më shumë, shyqyr që jemi ndryshe!

Dhe kur vijnë shqiptarë nga Beogradi me xhama të thyer makinash, ndërsa në Tiranë serbëve jo vetëm që nuk u preket fija e flokut, madje në ndonjë kioske periferike në Tiranë kapin edhe ndonjë Lepa Brenë në sfond… trefish shyqyr që jemi ndryshe!

Nuk kam qenë ndonjëherë më krenar në jetën time sesa kur, në një mision faktmbledhës në Kosovë projekt i Kombeve të Bashkuara bashkë me 7 gazetarë të tjerë ndërkombëtarë – futa në raportin final fjalinë e artë:

“UÇK, ndryshe nga serbët, në çdo situatë sado të ndërlikuar lufte, nuk preknin gra dhe fëmijë.”

E sheh, be vlla, sa mirë që jemi ndryshe!

Kujtoj pas viteve ’90 një grup patriotësh e shqiptarësh të vërtetë që tentuan të bënin në Akademinë e Shkencave një kundërprojekt “Çubrilloviq”… nuk u realizua. Pati dhe shkrime se UDB financoi për të mos u bërë. Po që e vërtetë, i them me plot gojën: faleminderit UDB!

100 herë, be vlla, shyqyr që jemi ndryshe!

1000 herë, shyqyr që jemi ndryshe!

P.S. Dhe diçka… Stop presionit që i bëni këmbëve të futbollistëve, duke i varur në to si gjyle folklorikisht, asimetrikisht dhe padrejtësisht gjakun e Adem Jasharit, të UÇK-së, nënave me barkun e çarë, etj. etj. Lëreni Albinin ta bëjë këtë punë.

Jam i sigurt se edhe po të ishte gjallë Çerçiz Topulli, do të thoshte shkurt dhe shqip:

“Me turqit merrem vetë  lërini djemtë e mi të luajnë futboll!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.