E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pengmarrje në Devoll, shoqërohet vëllai i deputetit të PD-së
Lajme

Pengmarrje në Devoll, shoqërohet vëllai i deputetit të PD-së

Tre persona janë shoqëruar nga policia e Devollit pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në fshatin Vishocicë, ku një shtetas është rrëmbyer dhe dhunuar.

Të shoqëruarit janë identifikuar si Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. Sipas hetimeve paraprake, ata dyshohet se kanë marrë peng dhe keqtrajtuar fizikisht shtetasin Ilir Topçiu, i cili ndodhej nën masën e arrestit në shtëpi.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur dy ditë më parë, ndërsa policia e Devollit ka vijuar operacionin deri në shoqërimin e sotëm të autorëve të dyshuar, të cilët më pas janë marrë në pyetje në komisariat.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dhuna ndaj Topçiut është ushtruar në ambientet e banesës së njërit prej autorëve, ndërsa policia po kryen kontrolle dhe sekuestrime provash materiale për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Njëri nga të shoqëruarit, Alti Nallbati, është vëllai i deputetit Bledion Nallbati, fakt që i ka dhënë çështjes një jehonë të gjerë publike. Hetimet janë në zhvillim, ndërsa pritet që prokuroria të marrë vendimin për masat e sigurisë ndaj tre personave të ndaluar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.