E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjedhje në Postën Shqiptare: procedohen penalisht dy punonjëse
Flash

Vjedhje në Postën Shqiptare: procedohen penalisht dy punonjëse

dyshohet se vodhën për 22 milionë lekë të rinj

Dy punonjëse të Postës Shqiptare në Devoll janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se kanë përvetësuar rreth 22 milionë lekë të rinj nga fondet e institucionit.

Sipas policisë, bëhet fjalë për Paola Shahollin (29 vjeçe), përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, dhe Eda Çelikun (27 vjeçe), arkëtare-llogaritare në degën postare Devoll, të dyja banuese në Bilisht. Dyshohet se veprimet janë kryer në bashkëpunim, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026.

Nga hetimet paraprake rezulton se përgjegjësja e zyrës postare ka përvetësuar dhe shpërdoruar fonde të pensioneve dhe ndihmës ekonomike, kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë vendit, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre. Ndërkohë, arkëtarja dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat në evidencat e librave të arkës dhe në sistemin e menaxhimit të parave cash, me qëllim favorizimin e përvetësimit të fondeve.

“Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, duke shpërdoruar detyrat, kanë përvetësuar rreth 22 milionë lekë të rinj nga fondet e postës”, njofton policia, duke saktësuar se veprimet përfshijnë falsifikime dokumentare dhe manipulime financiare.

Hetimet vijojnë, ndërsa organet ligjzbatuese po punojnë për rikuperimin e shumës së përvetësuar dhe dokumentimin e plotë të veprave penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.