Një pensionist i cili thotë se ka qenë dhe ishte anëtar i Partisë Socialiste ka bërë thirrje në një bisedë të shkurtër që të mos votohet Edi Rama.
‘Ai mban afër hajdutë dhe kriminelë’ shprehet shumë i revoltuar pensionisti, sipas ta cilit kreu i qeverisë i ka mashtruar edhe me gjoja rritjen e pensioneve me 4 për qind.
Kjo tha i moshuari, është vetëm indeksimi i rritjes së çmimeve dhe aspak rritje e pensionit të tij. Ai ka rritur rrogat e veta dhe të njerëzve që i rrinë rrotull, e jetojnë në luks, ndërkohë që ,mosha jonë që ka punuar nga 40 vjet mezi jeton.
Pensionisti: Dëgjo, unë kam qene, jam dhe do të jem i majtë. Ama unë dua që të jemi me demokracinë por të zbatojmë rregullat. Po Rama po na merr shpirtin. Ka dy vjet, ku indeksimi bëhet në prill. Pse ata na e bëjnë në Tetor. Na vodhe 8 muaj. Ka dy vjet që na e vjedh pensionin nga 8 muaj. Ç’është kjo 4 për qind. Indeksimi nuk quhet ngritje, është vetëm se ruan standardin e çmimeve dhe kaq. Kjo nuk është rritje pensioni. I ka ngritur rrogat e jetojnë në luks. Kurse neve po rropatemi. Na dridhet dora të pimë një kafe. Është turpi i botës. Kam punuar 40 vjet në uzinë.
Ai na ka vënë shkelmin. Dhe unë nga këtu u bëj thirrje të gjithë pensionistëve të majtë dhe të djathtë të mos marrin pjesë në votime e të mos votojnë për Edi Ramën. Fare nuk e dua. Nuk e dua se nuk e do populli. Ky do hajdutët, mbledh kriminelët rreth vetes. Tërë kriminelët dhe hajdutët ka mbledhur….