E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pensionisti shpërthen ndaj kreut të rilindjes: Rama po na merr shpirtin, mban hajdutë e kriminelë
Lajme

Pensionisti shpërthen ndaj kreut të rilindjes: Rama po na merr shpirtin, mban hajdutë e kriminelë

Një pensionist i cili thotë se ka qenë dhe ishte anëtar i Partisë Socialiste ka bërë thirrje në një bisedë të shkurtër që të mos votohet Edi Rama.

‘Ai mban afër hajdutë dhe kriminelë’ shprehet shumë i revoltuar pensionisti, sipas ta cilit kreu i qeverisë i ka mashtruar edhe me gjoja rritjen e pensioneve me 4 për qind.

Kjo tha i moshuari, është vetëm indeksimi i rritjes së çmimeve dhe aspak rritje e pensionit të tij. Ai ka rritur rrogat e veta dhe të njerëzve që i rrinë rrotull, e jetojnë në luks, ndërkohë që ,mosha jonë që ka punuar nga 40 vjet mezi jeton.

Pensionisti: Dëgjo, unë kam qene, jam dhe do të jem i majtë. Ama unë dua që të jemi me demokracinë por të zbatojmë rregullat. Po Rama po na merr shpirtin. Ka dy vjet, ku indeksimi bëhet në prill. Pse ata na e bëjnë në Tetor. Na vodhe 8 muaj. Ka dy vjet që na e vjedh pensionin nga 8 muaj. Ç’është kjo 4 për qind. Indeksimi nuk quhet ngritje, është vetëm se ruan standardin e çmimeve dhe kaq. Kjo nuk është rritje pensioni. I ka ngritur rrogat e jetojnë në luks. Kurse neve po rropatemi. Na dridhet dora të pimë një kafe. Është turpi i botës. Kam punuar 40 vjet në uzinë.

Ai na ka vënë shkelmin. Dhe unë nga këtu u bëj thirrje të gjithë pensionistëve të majtë dhe të djathtë të mos marrin pjesë në votime e të mos votojnë për Edi Ramën. Fare nuk e dua. Nuk e dua se nuk e do populli. Ky do hajdutët, mbledh kriminelët rreth vetes. Tërë kriminelët dhe hajdutët ka mbledhur….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.