Nga Eda Zari
Per nje Ikone! Eli Fara, eshte nje vokabular i vyer ( jo vetem pare ngushte brenda sirtarit te kengeve qytetare korcare “ndajmesnate”, qe deshirshem emertohet “serenata” korcare) brenda se ciles gjendet nje repertor i panumert kengesh tradicionale te polifonise se jugut, tek pasohen me “adetet” qe ajo u ben kengeve Came, lamentimet Vllahe (ketu spikat madheshtia e saj ne kultivimin dhe mbartjen e vlerave te lirikes Vllahe si dhe saktesia e saj autentike ne interpretimin e tyre), balladat Arvanitase, kenget himariote dhe lista s´ka te sosur! Forma me e larte vokale dhe interpretative (sipas meje) e nje kengetori te konsoliduar eshte kendimi acapella!
Nese kjo “Lakuriqesi” vokale, krijon shtullunga te forta emocionale tek degjonjesi, pa ndihme te asnje tingulli shoqeronjes (qofte vokale apo instrumentale), “Zefjala” dhe “Fryma” ne kete rast eshte “AVAZI HYJNOR”! Dhe po, eshte e pa diskutueshme hyjnorja e zerit, ngjyrimi, logoritja, forma mahnitese e kendimit te Eli Fares! Kush deri me sot e ka marre te mireqene egzistencen e Eli Fares si te vetekuptueshem, se pari duhet t´i kthehet nje karriere plot tallaze por me vlera unikale! Prirja novatore e intrepretimit te kenges ashtu si i pershtatet Eli Fara, eshte bekim per sepetin tone etnik muzikor. Eli Fara ( nje meme e heshtur, nje femer shembull dhe krejt sovrane) vertet mbush plot modesti dhe nure, ceremonite familjare, “Galate” miqesore dhe benifitare per njerezit apo femijet ne nevoje, por ajo nuk mbetet vetem aty! Zonja Fara, eshte nje nder “ZERAT” e pare, ku gjenerata te tera kengetaresh te reja guxuan dhe u inkurajuan prej punes se saj! Dhe nese do flisnim per vecorite qe karakterizojne zerin e Eli Fares, ( domosdoshmerisht ai duhet studiuar si fenomen i pervecem i shprehise interpretative vokale) cdo kengetare me sfond serioz artistik dhe pretendime te caktuara ndaj repertorit te lartepermendur, duhet medoemos t´i bej nje analize tingulli, gjithe “kutise magjike” te ornamenteve vokale, ritmike, fuqise impovizuese te melizmave sipas trevave perkatese qe posedon Zonja Fara. Nuk jam aspak subjektive (Eli eshte nje mike e imja, dhe nje idol i shumellojshmerise vokale per mua) kur themsa me larte cituar! Kam kuptuar se realiteti yne social- kulturor, shume e me fort po humbet fokusin duke e shpene ate gjetke, jashte kufijve te memedheut, duke mbivleresuar cilindo art kuantitativ qe jo vetem nuk e njohin por as mund ta perceptojne apo adoptojne ne te mire te kultures sone. Doja te beja vetem nje Urim! Qofsh bekuar dhe shpirtplote ne gjithe c´te ka e mban zemra perreth! Dhe mos harro, askush nuk do mund te pergjume ZERIN tend, qe mbetet burim balsami per ne!