Për të tretën herë që nga marrja e detyrës, ambasadori Eric Wendt zbarkon në SPAK
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka mbërritur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në një tjetër vizitë pranë institucionit që heton korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
Wendt është paraqitur në godinën e SPAK-ut i shoqëruar nga pjesëtarë të delegacionit amerikan dhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së. Vizita vjen në një moment kur vëmendja ndaj veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë dhe hetimeve të tyre mbetet e lartë.
Kjo është hera e tretë që ambasadori amerikan zhvillon takime apo vizita në institucionet e drejtësisë që prej marrjes së detyrës.
Më herët, më 10 tetor 2026, Eric Wendt ishte paraqitur gjithashtu në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Ndërsa më 6 tetor, ai kishte zhvilluar një takim me drejtues të dy institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.
Përsëritja e vizitave të ambasadorit amerikan në institucionet e drejtësisë e vendos sërish SPAK-un në fokusin e marrëdhënieve mes përfaqësuesve diplomatikë amerikanë dhe strukturave shqiptare të zbatimit të ligjit.
Deri në këto momente, nuk janë bërë publike detaje të hollësishme mbi qëllimin e takimit të zhvilluar këtë të martë apo temat që janë diskutuar mes ambasadorit Wendt dhe përfaqësuesve të SPAK-ut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



