E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përdhunoi studenten në bodrumin e lokalit, arrestohet shqiptari në Firenze
Lajme

Përdhunoi studenten në bodrumin e lokalit, arrestohet shqiptari në Firenze

Policia e Firenzes ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar i akuzuar për përdhunimin e një studenteje italiane në bodrumin e një lokali të njohur të qytetit.

Ngjarja e rëndë, e denoncuar nga vetë vajza, ka ndodhur më 23 shtator të vitit të kaluar dhe është vërtetuar si nga dëshmitë e grupit të studentëve që ishin me vajzën, ashtu edhe nga kamerat e lokalit.

Sipas ngjarjes së rindërtuar nga hetuesit, i riu shqiptar, në Firenze për arsye studimi, mbrëmjen e 23 shtatorit iu afrua vajzës e, duke përfituar edhe nga gjendja konfuze e saj për shkak të konsumimit të alkoolit, e mori për krahu dhe e drejtoi nga depoja, pranë vendndodhjes së DJ-it, ambient që e njihte mirë, pasi kishte punuar në lokal, ndërkohë që atë mbrëmje ishte aty për të kaluar kohën.

Pasi mbylli derën, e detyroi viktimën të kryente marrëdhënie seksuale, pavarësisht kundërshtimit të saj dhe të miqve që i binin vazhdimisht derës për ta hapur.

Menjëherë pas daljes nga depoja, u zhduk dhe i humbi gjurmët, deri sa u kap. Tani 22-vjeçari shqiptar ndodhet në burgun e Solliccianos, në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.