E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon pa asnjë incident protesta e opozitës së bashkuar, pjesëmarrje masive
Lajme

Përfundon pa asnjë incident protesta e opozitës së bashkuar, pjesëmarrje masive

Ka përfunduiar pa asnjë incident protesta e opozitës saë bashkuar para kryeministrisë ku I është kërkuar dorëheqja kryeministrit Rama. Pas fjalës së kryetarit Basha, I fundit që foli nga podium ka nisur dhe shpërndarja e protestuesve qëtësisht. Madje protestuesit kanë treguar dhe një kulturë të lartë qytetarir ku edhe pankartat e i kanë lënë në vende të caktuara për të mos e ndotur ambientin.

Vlen të theksohet se pjesëmarrja ishte masive nga ana e qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes së opozitës për të protestuar kundër padrejtësive dhe varvërisë. Në fjalën e tyre Basha dhe Kryemadhi I kërkuan Ramës të dorëhiqet, ndërsa ish-kryeministri Berisha tha pas protestës se 27 janari varrosi zgjedhjet e 25 qershorit. Në protestë ishte i pranishëm edhe Astrit Patozi, një nga kundërshtarët e Lulzim Bashës në PD.

Protesta u dha përgjigje të gjitha parashikimeve ogurzeza për gjoja dhunë nga ana e protestueve ndaj institucioneve, por qytetarët qetësisht u larguan nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Ndërkohë që bashkia e Tiranës ka nisur pastrimin pas largimit të njerëzve. (B.H/Faxweb)

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.