E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PËRGJIMET/ Zbardhen telefonatat e “Fermës” së kanabisit në Krujë : Ishalla i mbron Allahu, është ngritur avioni
Lajme

PËRGJIMET/ Zbardhen telefonatat e “Fermës” së kanabisit në Krujë : Ishalla i mbron Allahu, është ngritur avioni

Në Krujë vetëm para pak ditësh u bënë disa arrestime, teksa të dyshuarit janë nën akuzën për kultivim kanabisi, pasi policia pikasi fermën e tyre në malësinë e këtij qyteti. Ata kanë mësuar përmes medieve për aksionin e policisë dhe kontrollet nga ajri dhe në bisedat e zbardhura na policia, i luten Zotit që të mos i gjejë policia.

Sot jepet masa për 13 personat, për të cilët është dhënë urdhër-arresti nga SPAK, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë në arrati. Nga hetimi tre-vjeçar, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi në Krujë, si dhe kanë shitur një sasi të konsiderueshme kanabisi.

PËRGJIMI

Bujar Sefa: Po, ne rregull. Hajd, Zoti e beftë hajër. Këto nuk kanë per te na i prere as sot, edhe 10 dite nuk kane per te na i prere, po ishalla po i behen deget. Kur po behen kismet or daje?

Asim Pulaci: Sot or daje, e fundit e fundit pa 15 dite nuk ka gje

Bujar Sefa: A mos ia q* r**, 15 ditë pa peme…

Asim Pulaci: Dro ishalla na ka fal Allahu me kët gjë.

Bujar Sefa: Me ho me na i pru ditën e hënë koordinatat i .. 15 dite.

Asim Pulaci: Po pra të henën do t’i bien.

Bujar Sefa: Si the ti, 15 dite do të dali ia q*** ** e s** dhe me 1 tetor do e vjelim or ti?

Asim Pulaci: Për at Zot a të rrej 15 ditë i do Kastrioti.

Bujar Sefa: Mir mir mos e vrisni trurin ku. Ndoshta ishalla si ka kap. Dhe po i pat kapur 10 dite me ka bërë be burri huaj që për kish te …. kam për të luftuar për jetën.

Asim Pulaci:…

Bujar Sefa: Po s’na erdhën nesër mbrema, i bie që s’kanë kapur gjë.

Asim Pulaci: Hej Zot, hej Zot dro ishalla i mbron Allahu.

Bujar Sefa: Po si ka kap mos e vrit trurin dhe po i paten kapur … unë per vete se kam merak… Pa merak per ate pune. Naten e mire pra, naten.

Bujar Sefa: Keni fik radion sot s’keni bere mire, se ka dal Gimi sot kur eshte ngritur avioni me fol me ju e s’keni fol me te.

Asim Pulaci: E kemi cuar ne karikim per Zotin, ne kemi qene atje dhe e patem vene ne karikim se ishte fikur.

Bujar Sefa: Karikojeni ne darke radion, karikoje ne darke, ne 8 te mengjesit duhet ta kesh plot. Mos e beni me kete pash Zotin. Internet nuk keni, radio s’keni, si doni me ju lajmeruar ju, me numer? Perzime gjithe numrat e malesise.

Bujar Sefa: Leje se perjasht e kemi radio mos e vrisni trurin. Naten. Se mos ju han ndonjë gjarpër. Pastrojeni vendin aty.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.