E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përlot motra e Klodianit, Bora Rasha: Erdha nga Italia dhe takova vëllain të vdekur në arkivol
Publik News

Përlot motra e Klodianit, Bora Rasha: Erdha nga Italia dhe takova vëllain të vdekur në arkivol

Përlot me fjalët e saj motra e Klodian Rashës, 25-vjeçarit të vrarë nga një efektiv i policisë një ditë më parë.

Bora Rasha, motra e vogël e Klodianit, ka qenë sot mes qindra protestuesve që janë mbledhur fillimisht përpara Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë marrshuar drejt Kryeministrisë.

Me flamurin kombëtar në duar, ajo tha se erdhi nga Italia, por vëllain e takoi të vrarë me dy plumba. Sipas saj Klodiani u qëllua në zemër dhe në kokë.

“Kërkoj drejtësi për vëllain. Ishte i fejuar dhe prisnim ta martonim këtë vit. Për se e qëlluan kur s’kishte faj?”, tha motra e Klodianit, Bora Rasha.

“Kam qenë në Itali, dhe jam nisur për ngjarjen. Familja ime kërkon të drejtën, për çfarë është vrarë vëllai im. Vëllai e blinte paketën rreth 20 minuta në këmbë. Probleme nuk ka patur, ai ka qenë djalë i mirë, i rregullt. Ishte i fejuar dhe sivjet prisnim ta martoni. E takova para gjashtë muajsh. Kur erdha nuk e takova të gjallë, e takova në arkivol. Dua të drejtën e vëllait tim. S’ka patur faj fare, për çfarë e kanë qëlluar. Duhet të qëllonin në ajër, jo në zemër. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur”, u shpreh Bora, motra e vogël e Klodian Rashës.

Ajo thotë se familja kërkon drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës, ndërsa shton se ai ishte i fejuar dhe priste të martohej.

“Vëllai im ka shkuar me marrë paketën dhe edhi i vdekur në shtëpi. Ka qenë deri në orën 11:30 me shokët, pastaj shkoi në shtëpi dhe tha po iki të marr paketë. Unë kam qenë në Itali kur ndodhi ngjarja dhe jam nisur dhe erdha. Familja ime kërkon të drejtën për çfarë është vrarë vëllai im.

Ai ka qenë shumë djalë i mirë, i rregullt, ka qenë i fejuar, sivjet po prisnim ta martonim. Kishte një vajzë nga Dibra. Për herë të fundit e takova para 6 muajsh. Më ka prekur loti ne zemër. Kam edhe dy vëllezër të tjerë”.

Dua drejtësi për vëllanë tim, dua të di të drejtat, pasi ai Sandër Lleshaj,…kur nuk ka pasur faj fare, përse qëlloi. Vëllai ka dy shenja një në kokë dhe një në anën e zemrës. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur” tha ajo.

Deklarata vjen kur qytetarë të shumtë po protestojnë përpara ndërtesës së Kryeministrisë për vrasjen e 25 vjeçarit dy net më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.