Përmbyset gjithçka në minutat e fundit, Shpëtim Idrizi fiton mandatin në Tiranë
Një rezultat befasues ky i minutave të fundit. Kanë mjaftuar disa vota për të përmbysur rezultatin në Tiranë duke nxjerrë fitues Shpëtim Idrizin e PDIU-së. Idrizi ka mundur të “rrëmbejë” mandatin duke u bërë kështu pjesë e Parlamentit të Shqipërisë.
Kreu i Beratit për të rinjtë e PDIU-së, Albano Idrizi ka reaguar me anë të një statusi në facebook ku jep lajmin e mirë.
“Askush se ndal dot atë që lufton për kauzën tij. Shpëtim Idrizi fiton mandatin ne Tiranë”, shkruan Idrizi në facebook.
Albano Idrizi ka konfirmuar fitoren e Idrizit në Tiranë, ndonëse të dhënat në KQZ nuk janë ndryshuar ende.
Burime brenda PDIU-së bëjnë me dije se shumë shpejt do vijë reagimi i Shpëtim Idrizit për fitoren. PDIU merr 4 mandate të plota në të gjithë Shqipërinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



