E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasen dy mjete në Sarandë, një person dërgohet në spital
Lajme

Përplasen dy mjete në Sarandë, një person dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Gajdar–Sarandë, në hyrje të qytetit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i njërit prej mjeteve ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas të dhënave të policisë, në përplasjen e automjetit tip “Ford”, me targa AB558YN, që drejtohej nga Baki Sinani, me një automjet tip “Toyota”, me targa AB166TR, me drejtues Damo Qokun, ka mbetur i dëmtuar ky i fundit.

Pas aksidentit, shërbimet e qarkullimit rrugor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për dokumentimin e rrethanave të përplasjes.

Ndërkohë, drejtuesit Baki Sinani i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar negativ, me nivelin 0.00 mg/l.

Nga vlerësimi i mjekëve, Sinani nuk ka pasur dëmtime të rënda dhe ka qenë kryesisht i tronditur nga përplasja.

Policia vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ngjarja nuk ka shkaktuar viktima, ndërsa janë regjistruar dëme materiale në automjetet e përfshira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.