Përplasje në Baks-Rrjoll, banorët thyejnë makineritë e kompanisë
Tensionet në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë janë përshkallëzuar, pasi banorët kanë thyer makineritë kompanise private të Bashkim Ulajt që synon të ndërtojë një resort turistik në tokat që ata pretendojnë si pronë të tyre.
Banorët kundërshtojnë ndërtimin, duke deklaruar se toka është në pronësi të tyre dhe se nuk janë informuar apo konsultuar për projektin.
Banorët e zonës prej kohësh kanë shprehur kundërshtimin ndaj projektit, duke pretenduar se ndërtimi i resortit cenon pronat dhe mjedisin e zonës bregdetare. Nga ana tjetër, kompania pretendon se disponon dokumentacionin e nevojshëm ligjor për zhvillimin e investimit.
Ngjarja rikthen në vëmendje konfliktet e vazhdueshme për zhvillimet turistike në vijën bregdetare të Velipojës, ku çështjet e pronësisë dhe transparencës së projekteve kanë qenë burim përplasjesh mes banorëve dhe investitorëve privatë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


