E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përralla digjitale në hapësirat e korruptuara
Lajme

Përralla digjitale në hapësirat e korruptuara

Publik Media

Qeveria qendrore dhe ajo vendore, pas plot 12 vitesh pushtet, vijon t’i servirë qytetarëve të njëjtën recetë të vjetër: fasadën e denoncimeve. Këtë herë, në formën e një aplikacioni të quajtur “Hapësira ime publike”. Zyrtarisht, ky portal ka mbledhur 4923 denoncime për zaptime trotuare, ndërtime pa leje e parkingje të paligjshme. Nga këto, vetëm 735 raste pretendohet se janë zgjidhur, ndërsa pjesa tjetër endet në “proces shqyrtimi”  një proces që zakonisht përfundon në harresë.

Kryeministri Rama e paraqet këtë si një hap drejt transparencës dhe mbrojtjes së hapësirave publike. Por qytetarët e dinë mirë se këto aplikacione shndërrohen shpejt në arkiva virtuale, ku grumbullohen ankesa që nuk marrin kurrë drejtësi reale. Sepse po të ishte ndryshe, nuk do të kishim sot dhjetëra pallate pa leje, rrugë të bllokuara nga bizneset klienteliste dhe qytete të kthyera në pronë private të oligarkëve të pushtetit.

Pas një dekade në pushtet, qeveria dhe bashkitë janë shndërruar në arkitektë të zaptimit të hapësirave publike, jo në mbrojtësit e tyre. Aplikacionet dhe portalet janë vetëm përralla digjitale për të fshehur realitetin e zymtë: korrupsionin e përditshëm, klientelizmin dhe mungesën e vullnetit politik për t’u përballur me të fortët që kanë pushtuar qytetet shqiptare.

Në fund, qytetarëve u mbetet vetëm ekrani i telefonit për të denoncuar, ndërsa pushteti vijon të mbyllë sytë përballë zaptuesve të vërtetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.