E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përveç kryeministrit spanjoll, të gjithë në Tiranë”/ Ja liderët që pritet të vijnë nesër për Samitin e BE-së
Lajme

Përveç kryeministrit spanjoll, të gjithë në Tiranë”/ Ja liderët që pritet të vijnë nesër për Samitin e BE-së

Nesër (të martën) do të zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë ku pritet të marrin pjesë 27 liderë europiane.

Një Samit ky sa i rëndësishëm aq edhe historik. Ndërkohë në të njëjtën ditë me Samitin do të zhvillohet edhe protesta e thirrur nga PD. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratat e tij për mediat ka thënë se protesta do të jetë një mesazh për BE.

Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka thënë ‘Jo’ Samitit, ndërsa kryeministrja serbe, ka pasur një qëndrim ndryshe nga presidenti duke thënë se ai duhet t’i bashkohet këtij Samiti.

Liderët e BE-së që pritet të vijnë në Tiranë:

  • Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
  • Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
  • Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
  • Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
  • Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
  • Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
  • Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
  • Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
  • Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
  • Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
  • Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
  • Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
  • Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
  • Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
  • Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
  • Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
  • Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
  • Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
  • Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
  • Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
  • Kryeministri i Maltës, Robert Abel
  • Kryeministri i Holandës, Mark Rutt
  • Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki
  • Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
  • Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
  • Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
  • Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
  • Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson
  • Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.