Pësoi infrakt, Florenc Spaho i shpëton jetën punonjësit 58-vjeçar
Një ndërhyrje e menjëhershme në një moment kritik ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së një punonjësi 58-vjeçar, i cili pësoi infarkt të miokardit.
Ngjarja lidhet me administratorin e Illyrian Guard, Florenc Spaho, i cili, pasi u informua nga stafi për gjendjen e rënduar shëndetësore të punonjësit me inicialet B.M., ndërhyri pa humbur kohë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Duke vënë në zbatim njohuritë e tij profesionale si mjek, Spaho kreu masazh kardiak dhe vijoi ndërhyrjen deri në mbërritjen e ambulancës.
Florenc Spaho ka drejtuar më herët edhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, përvojë që i mundësoi të reagonte në kohë përballë situatës emergjente.
Ndërhyrja e shpejtë në këto momente kritike rezultoi vendimtare për t’i dhënë 58-vjeçarit ndihmën e nevojshme përpara mbërritjes së ekipit mjekësor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



