Petrit Vasili dhe Ilir Meta emrat e propozuar nga LSI për President
Burime të “Publik.live” bëjnë me dije se kandidatura e parë e propozuar nga kryetari i Grupit të LSI-së, Luan Rama është ajo e ministrit të Drejtësisë Petrit Vasilit dhe emri i dytë i kreut të kësaj force politike, njëkohësisht kryeparlamentari Ilir Meta.
Pas seancës së sotme ku kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i bëri thirrje LSI-së të nisë nga puna për zgjedhjen e Presidentit të ri pati edhe lëvizje nga kampi mazhoritar.
LSI fillimisht mblodhi grupin parlamentar, ndërsa më pas erdhi një takim mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.
Ndërsa pak më vonë Edi Rama mblodhi kryesinë e partisë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



