E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pezë Helmës/ Arrestohen babë e bir mashtruan për krismat me armë
Lajme

Pezë Helmës/ Arrestohen babë e bir mashtruan për krismat me armë

Zbardhet dinamika e ngjarjes së mbrëmjes së të enjtes në Pezë Helmës.

Dy persona janë arrestuar nga policia, babë e bir, të cilët njoftuan blutë për të shtënat.

Fillimisht është njoftuar policia, e cila pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, ka marrë dëshminë e denoncuesit, i cili ka pretenduar se 3 apo 4 ditë më herët kanë tentuar t’i grabisin shtëpinë, por kjo sipas burimeve të policisë akoma nuk është vërtetuar.

Mbrëmjen e djeshme denoncuesi ka pretenduar se ka parë një person të maskuar në oborrrin e shtëpisë. Menjëherë ka hyrë në shtëpi, ka marrë kallashnikovin që e ruante që prej ’97-ës dhe ka qëlluar 4-5 herë në ajër. Sipas tij, personi me maskë që është larguar me shpejtësi i është kundërpërgjigjur me armë.

Policia ka gjetur në vendngjarje vetëm gëzhojat e kallashit, të shtëna nga arma e tij, por jo gëzhoja të armëve të tjera.

Pas përfundimit të hetimeve paraprake, policia arrestoi babë e bir për armëmbajtje pa leje dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.