E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pjesëtar i grupit të Marklen Hakës, arrestohet në Rinas 34-vjeçari
Lajme

Pjesëtar i grupit të Marklen Hakës, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar në zonën e Rinasit 34-vjeçarin Aurel Deliu, banues në Nikël, i cili dyshohet si pjesëtar i grupit të Marklen Hakës.

Sipas të dhënave, ai u ndalua gjatë një kontrolli teksa po lëvizte me automjet, në shoqërinë e një personi tjetër. Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante me vete.

Aurel Deliu rezulton person me precedent penal dhe i skeduar më herët nga policia për përfshirje në ngjarje kriminale.

Incidenti i vitit 2021 në “Xhamllik”

Emri i tij lidhet edhe me një ngjarje të ndodhur në vitin 2021 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, ku ai ishte i përfshirë në një përplasje me forcat e policisë.

Në atë kohë, katër të rinj, Aurel Deliu, Alban Tufa, Marklen Haka dhe Bledar Kurti, po udhëtonin me një automjet tip “Volkswagen”, kur janë ndaluar nga një patrullë e forcave “Shqiponja”. Ata nuk iu bindën urdhrit të policisë për kontroll dhe u përfshinë në një konfrontim fizik me efektivët.

Gjatë ndërhyrjes, grupi u nda në dy pjesë. Dy prej tyre arritën të largoheshin, duke marrë me vete edhe një armë pistoletë që ndodhej në posedim të njërit prej të rinjve që u arrestua në vendngjarje.

Në prangat e policisë ranë Aurel Deliu, i cili kishte armën në brez, dhe Alban Tufa, ndërsa në kërkim u shpallën Marklen Haka dhe Bledar Kurti.

Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të konsiderueshme parash në euro dhe lekë, disa telefona celularë, gërshërë që dyshohet se përdoreshin për prerjen e lëndës narkotike kanabis sativa, si dhe një portofol me stemën e policisë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 29 vjeç dhe A. T., 29 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. H. dhe B. K., pasi në rrugën ”Marie Logoreci”, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas u gjetën një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njoftonte policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.