E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PL kërkesë KQZ-së për kandidatin Kreshnik Hajdari është i dënuar në Greqi: Mos regjistrohet në zgjedhje, të hetohet për fshehjen e të dhënave
Flash

PL kërkesë KQZ-së për kandidatin Kreshnik Hajdari është i dënuar në Greqi: Mos regjistrohet në zgjedhje, të hetohet për fshehjen e të dhënave

Partia e Lirisë ka kërkuar ka depozituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kërkesën për ndalimin e kandidimit të Kreshnik Hajdarit kandidatit të PS për Bashkinë e Kuçovës.

Në deklaratën e PL, thekson se kërkesa vjen pasi në media u mësua se Hajdari është dënuar në Greqi dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Sakaq, Partia e Lirisë ka kërkuar që KQZ të bëjë verifikimet dhe të ndalojë kandididimin e Hajdarit në zgjedhjet e 14 majit, dhe ka dorëzuar kërkesën në Prokurori për të nisur hetim penal ndaj këtij për fshehje të të dhënave.

Deklaratë e plotë e Partisë së Lirisë:

Partia e Lirisë ka depozituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve  kërkesën për ndalimin e kandidimit të Kreshnik Hajdarit kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Kuçovës. Kërkesa e Partisë së Lirisë dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ vjen pas daljes në media të një dënimi që zoti Kreshnik Hajdari ka marrë në Greqi dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Në kërkesën e Partisë së Lirisë thuhet se vendimi i Kuvendit të Shqipërisë numër 17/2016 përcakton qartë këto kritere dhe Partia e Lirisë kërkon që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të bëjë verifikimet e nevojshme dhe të ndalojë kandidimin e Kreshnik Hajdarit.

Partia e Lirisë e ka dorëzuar kërkesën dhe në Prokurorinë e Përgjithshme për të nisur hetim penal ndaj zotit Kreshnik Hajdari për fshehje të të dhënave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.