Një 21-vjeçar ka rënë në pranagat e policisë, pasi plagosi me thikë një person.
Bëhet me dije se në pranaga ka rënë shtetasi Xh.L., 21 vjeç, banues në Gjirokastër. Personi në fjalë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin G. L., 36 vjeç, banues në Gjirokastër.
36-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi policisë:
Plagosi me mjet të mprehtë një shtetas, bie në pranga 21-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. L., 21 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin G. L., 36 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, shtetasin Xh. L.
Shtetasi G. L. ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të shtetasit Xh. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.



