Plagosje brenda familjes në Elbasan, dy vëllezër godasin njëri-tjetrin me thika
Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit,
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Cërrikut, ku djali i vogël i familjes, 35-vjeçari ka dhunuar të gjithë anëtarët e familjes. Sakaq mësohet se 35-vjeçari ka patur edhe një konfliktë me thika më vëllain e tij, të dy vëllezërit kanë përfunduar të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Elbasanit, raporton.
Të plagosurit janë Altin Iliu 35 vjeç dhe Gentian Iliu 43 vjeç. Ndërkohë që 35-vjeçari njihet si përdorues i lëndëvë narkotike dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e tyre.
Po ashtu mësohet se 35-vjeçari ka lënë spitalin dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë Elbasan,

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



