E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plas sherri i përgjakshëm mes ortakëve në bordin e “Finman shpk”
Lajme

Plas sherri i përgjakshëm mes ortakëve në bordin e “Finman shpk”

Idajet Ismailaj dhe djali i tij dhunojnë Sokol Agalliun

Një përplasje e ashpër, që degjeneroi në dhunë fizike, është regjistruar gjatë një mbledhjeje të Bordit Drejtues të kompanisë “Finman shpk”, një shoqëri që administron disa biznese të njohura në vend, përfshirë “Albstar shpk”, “Manastiri Resort shpk” dhe “Arena Center shpk”.

Sipas burimeve, situata ka dalë jashtë kontrollit pas një debati mes ortakëve, ku përfshihej edhe çështja e menaxhimit financiar dhe pronësor të kompanisë. Pretendohet se ortaku kryesor, Idajet Ismailaj, në prani të djalit të tij Florid Ismailaj dhe personave që e shoqëronin, ka ushtruar dhunë ndaj djalit të një tjetër aksioneri, Sokol Agalliu.

Ngjarja dyshohet se lidhet me akuza për përvetësim fondesh në vlerën e rreth 500 milionë lekëve të vjetra nga arka e kompanisë, si dhe për një konflikt pronësie që përfshin një sipërfaqe prej 750 metrash katrorë në zonën e “Manastiri Resort”.

Si pasojë e goditjeve, Sokol Agalliu ka pësuar dëmtime serioze, kryesisht në pjesën e kokës, dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende për t’u sqaruar, ndërsa pritet që organet përkatëse të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe përgjegjësitë ligjore të palëve të përfshira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.