E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po lahej në det, ndërron jetë i moshuari te Shkëmbi i Kavajës
Lajme

Po lahej në det, ndërron jetë i moshuari te Shkëmbi i Kavajës

Dyshohet se viktima pësoi një atak kardiak në ujë. Mjekët konstatuan vdekjen në vend, ndërsa policia po heton rrethanat.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës, ku një person i moshuar ka humbur jetën teksa ndodhej në det.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte hyrë në ujë për t’u larë, kur dyshohet se ka pësuar një problem të papritur shëndetësor. Burimet paraprake flasin për një atak kardiak, i cili dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.

Pushuesit që ndodheshin në zonë kanë sinjalizuar menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa në vendngjarje mbërriti një autoambulancë. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit mjekësor, mjekët vetëm konstatuan vdekjen e të moshuarit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa hetimet vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.