E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po sikur Rama mos t’iu rikandidojë? Veliaj: E pamundur! Jemi mish e thua…
Publik News

Po sikur Rama mos t’iu rikandidojë? Veliaj: E pamundur! Jemi mish e thua…

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i ftuar sot në Report TV në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, foli për marrëdhënien mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

“Nuk besoj se ka patur ndonjë kryetar bashkie që të ketë aq mbështetje dhe aq akses e suport sa kam unë tek Edi. Unë nuk mbaj mend që të ketë njeri që të ketë patur më shumë në historinë e Shqipërisë. U them paçi fat atyre që besojnë te cic micet e protaleve, sepse jeni rëndë.

Secili prej nesh është caktuar që të amdinistrojë qytetin, unë kam kërkuar konsensus jo vetëm nga LSI por dhe nga PD. Të njëjtën gjë po bën sot kryeministri kur fton edhe opozitën për zhvillimin e vendit. Besoj që qasja e Edi Ramës që ka në qeveirnë qendrore dhe që përqafohet edhe nhga qeverisja vendore, është për të mirën e vendit.

Nëse siu rinakdindon?

Veliaj: Sbesoj se do ta kemi këtë sfidë.

Rama u pyet për këtë gjë dhe nuk e mohoi…

Veliaj: Ne nuk shohim arsye se përse disa të kenë status preferencial. Të gjithë ata që kanë punuar mirë besoj se do të konfirmohen. Ndërsa disa që mund ta kenë zhgënjyer PS, duhet t’ia lënë radhën dikujt që e bën më mirë.

Nëse nuk iu jep një mundësi të dytë? Mendohet se rritja juaj, e vë në hije atë…

Sa është afër mishi me thoi, aq jam unë me Edi Ramën. Fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie. Kush ka brenga të tilla dhe shpreson se fitorja do t’u vijë nga këto thashetheme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.