E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po tani që i mblodhët, ku do ti çoni?
Flash

Po tani që i mblodhët, ku do ti çoni?

Mentor Kikia

Per tu pershendetur cdo veprim qe pastron qofte edhe nje meter katrore park, pyll, plazh apo rruge. Ndaj, mirenjohje dhe “ju lumshin duart” cdo nepunesi te Agjencise se Zonave te Mbrojtura qe punuan per pastrimin e parqeve natyrore. E cmoj kete kontribut, ne cilesine e nje njeriu qe cdo pranvere-vere, prej 17 vjetesh, punon me qindra vullnetare, ne nje perpjekje te palodhur per te pastruar mjedisin por me shume se kaq, per te ndikuar qeverine dhe qytetaret per tu bere me te pergjegjshem.
Ndaj pyetja qe ngre tani, pas kesaj fotoje, eshte:
Ku do te shkojne ato mbeturina qe jane mbledhur?

Ne landfill?
Ne incenerator?
Ne riciklim?
Ne lume, qe ne pranvere ti mbledhim pastaj ne bregdet?
Apo tu veme flaken, sic e kemi bere zakon vitet e fundit?

Keto pyetje, ngrejne pyetjen e madhe e te vetme:
Cfare sistemi menaxhimi per mbetjet kemi ne?
Te pastrosh eshte vetem nje menyre per te patur nje mjedis te paster.
Te tjerat lidhen me infrastrukturen dhe sistemin e menaxhimit.
Jo vetem ne parqe, por ne mbi 60% te territorit te vendit nuk ka fare sistem grumbullimi.
Nuk ka kosha mbetjesh, e kuptoni? Mbetjet hidhen neper pyje, perrenj e lumenj.
Edhe atje ku ka, mblidhen e hidhen serish neper perrenj, gropa natyrore, apo vendgrumbullime ku digjen, sepse ne tere vendin ka vetem 3-4 landifille me standarde mjedisore.

Incenerimi deshtoi me nje kosto te llahtarshme financiare!
Riciklimi u godit fort per llogari te interesave te pronareve te inceneratoreve!

Z.Kryeminister!

Pertej ketyre aksioneve, qe s’jane pune qeverie, gjeni disa njerez te ditur ne kete fushe(qe ka shume) dhe veri te ndertojne mekanzimin e duhur per menaxhimin e mbetjeve, ne zbatim te ligjit dhe strategjise kombetare te menaxhimit te mbetjeve dhe referuar kritereve te BE.
Ndajeni mendjen, cfare do te bejme me mbetjet?

Po ju rrefej nje histori:

Dikur, nga 2010, pastruam me Korpusin e Vullnetareve plazhet ne Orikum. Mbushem nja 4 kamione me thase. Ne fund e pyes shoferin e bashkise:
-Po ti ku i dergon mbeturinat?
-Ne lume – tha krejt normalisht.
-Si ne lume, po lumi do i sjelle ne det serish?
-Po ne atje i hedhim gjithmone, se s’ka vend tjeter.

Pastro e hidh ne lume!
Pastro e digj ne pirgjet e mbetjeve si ne Elbasan, Vlore, Permet, Shijak etj!
Ky nuk eshte as pastrim as menaxhim, por krim mjedisor.

P.S: Foto e pare nga aksioni i pastrimit te AKZM.
Foto e tjera nga nje perrua i zakonshem ku hedhin mbetjet nja 3-4 fshatra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.