Polemika/Mjeku Frrok Bardhi i lutet këngëtares kosovare : Kujto eshtrat e babait dhe mos këndo turqisht!
Nuk mund ta besoj që ju do të këndoni Turqisht.
Sa herë degjoj këngën ”A vritet Pafajsia” sinqerisht më mbërthen një ankth sikur te ishe motra ime,dhe më kujtohet Babaj juaj i cili dha jetën për Lirin e Dardanis gjysmës së komit tonë,më kujtohesh edhe ti Leonora,ajo vajza adoleshente e mbetur jetime dhe me lot në sy,akoma nuk e besoj,dhe nqs ti do e bësh vërtet,dije mirë se eshtrat e Babajt tënd do të ndjehen te tradhëtuara ,pasi ai e dha jeten për Flamurin dhe trojet e Shqipnis.
Shpresoj të mos e bësh këtë,për asgjë dhe për gjithëcka.
Leonora Jakupi do ta përfaqësojë Kosovën në Eurovizionin turk
Këngëtarja Leonora Jakupi do të përfaqësojë Kosovën në Eurovizionin turk – ose Turkvision Song Contest 2018.
Datat dhe vendi i saktë ku do të mbahet gara nuk dihen ende, por ky do të jetë edicioni i katërt i garës muzikore që është inspiruar nga Eurovizioni.
Në festival këndohet kryesisht në gjuhën turke ndërsa kanë të drejtë të marrin pjesë vendet ku flitet gjuha turke. Suedia, Moldavia, Austria, Polonia, Holanda e Rusia do të bëjnë këtë vit debutimin.
Në faqen e festivalit shkruhet se Leonora Jakupi – këngëtare e njohur nga Kosova, do ta përfaqësojë shtetin në këtë garë.
Leonora është këngëtare e njohur e estradës muzikore shqipe. Deri tash 43 regjione ku flitet gjuha turke kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



