E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Polici që humbi jetën në aksin Korçë-Bilisht, po lëvizte në korsinë e gabuar
Lajme

Polici që humbi jetën në aksin Korçë-Bilisht, po lëvizte në korsinë e gabuar

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Një punonjës policie ka humbur jetën pasi mjeti i tij është përplasur me një kamion në afërsi të fshatit Neviçisht.

Mësohet se mjeti i tonazhit të rëndë ka qenë duke udhëtuar nga Korça në drejtim të fshatit Pojan ndërsa efektivi i policisë Ilir Duni ka qenë duke udhëtuar nga Zëmblaku në drejtim të Korçës.

Por oficeri i Policisë së Pikës Kufitare Goricë, ka qenë duke lëvizur në krahun e kundërt të rrugës kur shoferi i kamionit për të shmangur goditjen ka kërkuar ta kalojë në krahun e kundërt të aksit rrugor. 

Por ky devijim ka qenë fatal pasi polici është përplasur me kamionin, mjeti është përfshirë nga flakët ndërsa 62 vjeçari Ilir Duni ka humbur jetën.

Hetimet e policisë vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.