E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia arreston  Furrikun në Tiranë, anëtar i organizatave kriminale në Itali
Lajme

Policia arreston Furrikun në Tiranë, anëtar i organizatave kriminale në Itali

Interpol Tirana ka arritur të zbulojë në Shqipëri se ku fshihej një anëtar i organizatave kriminale në Itali dhe e ka arrestuar atë. Ermal Furriku, 38 vjeç u kap nga shërbimet e Seksionit të Kërkimit, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e tij.

Gjatë operacionit policor të koduar “Potenza”, policia e ka kapur në rrugën “Perlat Rexhepi” dhe e ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali.

Furriku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, i ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Tashmë Interpol Tirana  po vijon procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.