E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Shtetit deklaratë për protestën para Teatrit Kombëtar: Apelojmë fort që…
Publik News

Policia e Shtetit deklaratë për protestën para Teatrit Kombëtar: Apelojmë fort që…

Policia e Shtetit bëri me dije se janë shoqëruar 37 persona në lidhje me protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

gjuzizz

Nëpërmjet një deklarate, policia u kërkon qytetarëve që të zbatojnë rregullat kundër Covid-19.

Policia thotë se në spitalin e traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit.

Njoftim i Policisë së Shtetit
Me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.
Gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.
Policia e Shtetit po vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë.
Duke përfituar nga ky komunikim, Policia e Shtetit kujton qytetarët dhe drejtuesit politike, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19. Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet.
Gjithashtu apelojme fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës.
Në spitalin e traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.