E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia mohon dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe Gjekmarkajt
Lajme

Policia mohon dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe Gjekmarkajt

U dhunua nga narkopolicia/ Berisha viziton Gjekmarkajn te ‘Trauma’

Kreu i demokratëve dhe të gjithë opozitarët e tjerë akuzuan policinë për shtrimin e Agron Gjekmarkajt në spital, pasi gjatë protestës ai nuk u ndje mirë.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbërritur në spitalin e Traumës për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të nënkryetarit Agron Gjekmarkaj, i cili mbeti i lënduar si pasojë e dhunës së ushtruar nga narkopolicia.

Berisha është njohur nga afër me gjendjen shëndetësore të Agrion Gjekmarkajt, i cili ndodhet i shtruar në spital pas dhunës së policisë në protestën e opozitës, të mbajtur këtë të hënë në Tiranë.

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, edhe i Kuvendit njëkohësisht, ka humbur ndjenjat në protestë.

Gjekmarkaj ndodhej në zonën e pallatit me Shigjeta, bashkë me deputetë dhe zyrtarë të tjerë të PD-së, në krah të qytetarëve që protestonin, në kuadrin e mosbindjes civile.

Deputeti Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat për shkak të dhunës së ushtruar nga narkopolicia.

Sipas PD-së, Gjekmarkaj është dhunuar barbaridht nga Policia, në momentin që kjo e fundit tentoi të shpërndante protestuesit që ndodheshin në rrugë.

Policia e Shtetit ka reaguar duke hedhur poshtë deklaratën e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në njoftimin e policisë thuhet se Agron Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie.

Ndër të tjera, Policia shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili sipas policisë ka fyer, sharë dhe shtyrë punonjësit e policisë që po kryenin detyrat.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë.

Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili jo vetëm nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë që ishin në detyrë për të liruar rrugën me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Policia e Tiranës ka evidentuar të gjithë ata shtetas që bllokuan në mënyrë antiligjore rrugën dhe kundërshtuan urdhrin e punonjësve të Policisë për ta liruar atë dhe do të procedohen sipas ligjit.

Bllokimi i rrugëve është vepër penale, çka u është bërë e qartë organizatorëve të protestës në përgjigjen e kthyer nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, që mori përsipër garantimin e protestës, por pa bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.