E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia nuk lejon që të protestohet pranë Kryeministrisë
Lajme

Policia nuk lejon që të protestohet pranë Kryeministrisë

Aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur këtë të mërkurë në Tiranë, në një kohë kur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndodhet në kryeqytet për takimin e saj me kryeministrin Edi Rama.

Protesta është shoqëruar me tensione, pasi Policia ka vendosur një perimetër sigurie dhe nuk ka lejuar protestuesit të afrohen pranë godinës së Kryeministrisë. Përplasjet verbale dhe momentet e tensionuara mes qytetarëve dhe efektivëve kanë shoqëruar zhvillimin e tubimit.

Në mesin e protestuesve ishte edhe aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila kundërshtoi vendosjen e kufizimeve nga Policia dhe mënyrën se si po zhvillohej protesta.

Sipas saj, prania e protestuesve lidhet edhe me vizitën e presidentes së Komisionit Europian. Vatnikaj tha se mesazhi që kërkojnë t’i përcjellin Ursula von der Leyen dhe Bashkimit Europian është që institucionet europiane të mos mbështesin, sipas saj, drejtues që ajo i konsideron autokratë.

“Rama nuk na përfaqëson. Kemi 122 ditë në protestë që themi se Rama dhe qeveria nuk na përfaqësojnë. Në BE vetëm nëse largojmë autokratët. Jemi këtu për t’i thënë Von der Leyen se nuk duhet të mbështesë autokratët”, deklaroi Vatnikaj.

Aktivistja foli gjithashtu për masat e marra nga Policia gjatë protestës dhe për pamundësinë e qytetarëve për t’iu afruar Kryeministrisë.

Duke iu referuar numrit të efektivëve dhe perimetrit të sigurisë të vendosur rreth godinës së qeverisë, Vatnikaj e krahasoi situatën me një ambient burgu.

“Po e kthejnë Shqipërinë në 313”, u shpreh ajo, duke iu referuar numrit të njohur të burgut të Tiranës.

Protesta zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik dhe diplomatik, pasi vizita e Ursula von der Leyen në Tiranë përfshin takime me drejtuesit më të lartë të vendit dhe diskutime mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.