Policia zbardh detaje nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, u kapën me 5 doza kanabis
Mësohet se 23-vjeçari Azem Hajdari ndodhej në makinën tip “Audi” së bashku me një bashkëmoshatar që ishte në drejtim të mjetit, si dhe një vajzë 19-vjeçare pasagjere, banuese në Lushnje.
23-vjeçari Azem Hajdari reklamon shpesh në rrjetet sociale jetën luksoze, ku nuk mungojnë makinat e shtrenjta të tipit të fundit.
Njoftimi i plotë i Policisë
Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



