Policia zbarkon me kontrolle “blic” në Vlorë
Aksion në disa prej rrugëve kryesore të qytetit në kuadër të masave të sigurisë për fundjavën. Në fokus automjetet me xhama të errësuar dhe identifikimi i personave në kërkim.
Policia ka shtuar kontrollet në disa prej akseve kryesore të Vlorës, në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë fundjavës.
Efektivët janë vendosur në pika të ndryshme të qytetit, ku po ndalojnë automjete dhe po kryejnë verifikime ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve.
Një nga pikat e kontrollit është ngritur në rrethrrotullimin e Transballkanikes, ku efektivët po verifikojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks.
Në fokus të kontrolleve janë veçanërisht automjetet me xhama të errësuar. Përveç kontrollit të mjeteve, efektivët po kryejnë verifikime edhe për identitetin e personave që ndodhen brenda tyre.
Sipas masave të ndërmarra, kontrollet synojnë evidentimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe zbulimin e rasteve të mundshme të armëmbajtjes pa leje.
Prania e shtuar e forcave të Policisë është shtrirë edhe në zona të tjera të Vlorës, përgjatë disa prej rrugëve dhe akseve kryesore të qytetit.
Kontrollet pritet të vijojnë gjatë gjithë fundjavës, me fokus parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë në qytet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



