“Porti i Durrësit po asgjësohet qëllimisht, ka interesa të mëdha”
Deklarata e fortë e Artan Hoxhës
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritur shqetësime lidhur me projektet që po zhvillohen rreth portit më të madh të vendit, duke paralajmëruar se vendimet aktuale mund të dobësojnë një nga asetet strategjike të Shqipërisë. Gjatë një interviste në emisionin Kjo Javë, ai deklaroi se drejtimi që po merr projekti për transformimin e zonës portuale në Porti i Durrësit rrezikon të zbehë rolin që ky port ka në rajon.
Sipas tij, porti i Durrësit ka qenë historikisht një pikë kyçe për qarkullimin e mallrave dhe për lidhjen e korridoreve detare që shkojnë drejt rajonit të Detit të Zi. Për këtë arsye, çdo ndryshim në funksionin apo përmasat e tij duhet të trajtohet me kujdes maksimal, pasi lidhet drejtpërdrejt me interesat ekonomike dhe strategjike të vendit.
Hoxha theksoi se, sipas analizës së tij, Shqipëria duhet të synojë zgjerimin e kapaciteteve portuale dhe jo reduktimin e tyre. Ai argumentoi se ndërtimi i një porti të ri nuk duhet të çojë në zvogëlimin e rolit të portit ekzistues, pasi kjo mund të ulë peshën logjistike dhe tregtare që vendi ka në rajon. Në këtë kuadër, ai përmendi edhe projektin e zhvillimit në Porto Romano, për të cilin tha se ka ngritur diskutime edhe në nivel ndërkombëtar.
Sipas gazetarit, interesat që lidhen me portet në Mesdhe dhe në korridoret tregtare drejt Evropës janë të mëdha, ndaj çdo vendim për menaxhimin e tyre ka ndikim të gjerë gjeopolitik dhe ekonomik. Ai shtoi se portet shqiptare, përfshirë edhe atë në Vlorë, duhet të zhvillohen me infrastrukturë moderne dhe kapacitete të plota për të përballuar fluksin e transportit detar.
Në intervistë, Hoxha përmendi gjithashtu se çështja e projektit të Porto Romanos është diskutuar edhe në nivel diplomatik. Ai tha se një nga temat që ka tërhequr vëmendje në takimet e fundit në Tiranë lidhet pikërisht me zhvillimin e këtij porti dhe ndikimin që mund të ketë në balancat strategjike të rajonit.
Sipas tij, për shkak të rëndësisë që ka infrastruktura portuale për ekonominë dhe sigurinë, vendimmarrja për këto projekte duhet të jetë transparente dhe e koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të mos dëmtohen interesat afatgjata të vendit.
“Duan ta quajnë marina e Dubait dhe quhet marina e Durrësit. Po asgjësojnë portën kryesore që lidh Detin e Zi, që ka interesa të mëdha. Dhe ti eleminon portin e Pireut dhe ti merr një rëndësi të vecantë, je këmba e urës për tu hedhur në Evropë. Ne e asgjësuam qëllimisht jo për papërgjegjshmëri.
Ne kemi port në Vlorë dhe ska vinç. Dhe portin e Durrësit po e asgjësojmë, po ja heqim kombit shqiptar një nga asetet e tij.
Ne po krijojmë një port tjetër që nuk krahasohet me atë të Durrësit. Ne dueht të krijojmë një port më të madh se ai ekzistues. Ne po shkojmë drejt një porti më të vogël se ai, që zvogëlojmë përmasat tona. Dhe për më tepër që kjo është një nyje strategjike dhe për partnerët ndërkombëtarë, ne tenderin që zhvilluam ja dhamë një konsorciumi që ka interesa, me pronarë ruso-grekë. Pra asetin tënd kryesor më të madh në vend, ja beson dikujt që nuk është i mirëpritur, s’po jap informacione që e kanë agjencitë secrete. SHBA dhe BE nuk I mirëpret këta zhvillues të këtij projekti. Ky asset kthehet në një asset të NATO-s uk ibesohet këtij projektoi. Rama tha se ne e bëmë këtë pikërisht pë rpresionin e SHBA dhe BE sepse na thanë se do kenipasoja. Një nga vizitat e fundit të ambasadores së SHBA në Greqi në Tiranë, një nga shkaqet është dhe porti i Porto Romanos. Një nga arsyet dhe ne duhet të jemi shumë të kujdeshsëm, pasi po i bëjmë dëm kombi,” tha Artan Hoxha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



