E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Potozi: EDI RAMA PO NA THOTË “TË KEMI SHËNDETIN!”
Politikë

Potozi: EDI RAMA PO NA THOTË “TË KEMI SHËNDETIN!”

Pas përgjigjes negative nga BE për çeljen e negociatave, kreu i PDB, Astrit Patozi ka ironizuar deklaratën e Edi Ramës.

Në një postim në Facebook, Patozi shprehet se kryeministri po justifikohet me arsyet e dhëna, ndërsa shton se askush nuk mund të  justifikohet më, duke thënë se ky është mallkimi ynë i parashkruar dhe se për t’u zhbllokuar duhet të presim duke i mbajtur sytë nga qielli.

POSTIMI I PLOTË:

EDI RAMA PO NA THOTË “TË KEMI SHËNDETIN!”

“Edhe po nuk u hapën negociatat me BE, dielli do të lindë prapë në Shqipëri nesër”, na paralajmëroi para dy ditësh timoneri i kaikes sonë direkthyer. Mund të shtoje aty pa merak fare se asgjë nuk ka për të ndryshuar në Tiranë edhe sikur nesër t’ia kërcasë shiu.
Është njësoj si ata kryefamiljarët problematikë, që pasi kanë katranosur gjithçka, me pije, bixhoz dhe vese te tjera, u thonë fëmijëve dhe të tjerëve të mos mërziten, se shyqyr që kanë shëndetin.
Ndërkohë në Maqedoninë fqinje, i zoti i punës, me shumë më pak përgjegjësi se sa kryeudhëheqësi ynë, nuk priti që të gdhijë e nesërmja për të parë se si do të ishte koha, por dorëzoi çelësat.
Nuk ia vlen fare të krahasosh historikun e të dy vendeve dhe as rrugëtimin e tyre të ndryshëm drejt Brukselit, sepse edhe kaq është shumë për të njohur diferencën.
Sepse në Shqipëri, ata që kanë pushtetin kanë krijuar bindjen dhe keqkuptimin se do të jenë prapë në krye, në të gjitha rastet, si kur është diell, ashtu edhe kur bie shi.
Dhe në rast se kjo situatë nuk do të ndryshojë, askush nuk mund të justifikohet më se ky është mallkimi ynë i parashkruar dhe se për t’u zhbllokuar duhet të presim duke i mbajtur sytë nga qielli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.