E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pranga 32-vjeçarit   “ukrainas” i shpallur në kërkim.
Lajme

Pranga 32-vjeçarit “ukrainas” i shpallur në kërkim.

Një 32-vjeçar është arrestuar sapo ka zbritur në Rinas nga policia shqiptare, pas indikacioneve që ata kishin marrë prej autoriteteve gjermane, pasi i riu ishte person në kërkim.

32-vjeçari u prezantua në Rinas me një pasaportë false si shtetas ukrainas me moshë dhe identitet tjetër.

“Bazuar në informacionet e siguruara, shtetasi R. F., 31 vjeç, i cili kishte udhëtuar në drejtim të vendit tonë me linjë ajrore, është shoqëruar dhe i është nënshtruar një verifikimi më të detajuar. Gjatë veprimeve ka rezultuar se ky shtetas, dokumentin e identifikimit që i kishte paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare Rinas, e kishte të falsifikuar. Nga verifikimi i detajuar ka rezultuar se bëhej fjalë për shtetasin S. D., 32 vjeç, me shtetësi gjermane, i cili për të shmangur identifikimin e tij, ka paraqitur një pasaportë false me identitetin e një shtetasi nga Ukraina”, tha policia.

Njoftimi nga policia

Finalizohet operacioni policor i koduar “Terminali”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Njësia Speciale Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, Interpol Tirana, DVP Tiranë dhe autoritetet ligjzbatuese gjermane.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, nga Njësia Speciale Fast Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, falë koordinimit të informacionit me homologët e Njësisë Enfast, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, Interpol Tirana dhe DVP Tiranë, është bërë e mundur kapja e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bazuar në informacionet e siguruara, shtetasi R. F., 31 vjeç, i cili kishte udhëtuar në drejtim të vendit tonë me linjë ajrore, është shoqëruar dhe i është nënshtruar një verifikimi më të detajuar. Gjatë veprimeve ka rezultuar se ky shtetas, dokumentin e identifikimit që i kishte paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare Rinas, e kishte të falsifikuar.

Nga verifikimi i detajuar ka rezultuar se bëhej fjalë për shtetasin S. D., 32 vjeç, me shtetësi gjermane, i cili për të shmangur identifikimin e tij, ka paraqitur një pasaportë false me identitetin e një shtetasi nga Ukraina.

Shtetasi S. D., 32 vjeç, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stuttgartit, Gjermani, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., për veprën penale “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.