Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari është komanduar sot nga ministri Sandër Lleshaj në detyrën e Prefektit të Qarkut të Shkodrës, ndërsa është liruar nga detyra prefekti Çesk Millja.
Menjëherë sapo ka marrë detyrën, Lamallari është nisur drejt Shkodrës dhe ka organizuar një takim me kryebashkiaken Voltana Ademi dhe drejtorin e Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj. Siç shihet dhe në foto, Ademi e Brahimaj ndjekin me vëmendje Lamallarin, ndërsa kryebashkiakja mban dhe shënime.
Ky shkarkim i prefektit sot erdhi në një kohë kur qytetarët shkodranë nuk po u binden masave të marra në kuadër të covid 19. Pavarësisht rritjes së numrit të infektuarve në këtë qark që tanimë shënon 52 të prekur, si qarku i dytë më i madh me numrin e të infektuarve pas Tiranës, qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar. Ata kanë dalë edhe sot grupe-grupe nëpër rrugë.
Kjo mungesë menaxhimi e situatës, mesa duket ka sjellë edhe shkarkimin e prefektit socialist Çesk Millja dhe momandimin në vend të tij të zv.ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari.
Drejtori i Policise se Shkodres Brahimaj – Kryebashkiakja Ademi dhe Prefenti Lamallari:




