E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin e Krishtlindjeve
Lajme

Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin e Krishtlindjeve

“Edhe njëherë ju lutem…”

Gazetarët i kujtojnë që është “Live”

Në ditën e sotme, zyrtarët qendrorë dhe lokalë të vendit kanë zgjedhur kishat e qyteteve të tyre për të uruar besimtarët për Krishtlindje.

Pas vizitave, shumica e tyre kanë përcjellë edhe mesazhe për mediat dhe qytetarët. Megjithatë, për prefekten e Shkodrës, Holta Duda, deklarata nuk shkoi sipas planeve.

Mesa duket, ajo nuk kishte kuptuar që vizita dhe fjalimi i saj po transmetoheshin live.

“Sot të gjithë bashkë mblidhemi të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe… ashtu edhe unë sot, në emër të gjithë… ju lutem edhe njëherë më falni…”, tha prefektja, e cila mes emocioneve rifilloi urimin e saj për besimtarët.

Në krah të saj ishte edhe deputetja socialiste e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku, që e shoqëroi gjatë vizitës dhe urimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.