E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta akuzë të rëndë: I vetmi person me rekorde të rënda kriminale është Rama
Publik News

Presidenti Meta akuzë të rëndë: I vetmi person me rekorde të rënda kriminale është Rama

Presidenti sqaron në “Opinion” se kryeministri gënjen sa herë hap gojën.

Ai shprehet se Rama po mban peng procesin e integrimit të vendit, ndërsa shton se kryeministri nuk hap listat për shkak të frikës së humbjes së kontrollit të Partisë Socialiste.

Meta: Me shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë të merrem. I vetmi person me rekorde kriminale që mund ta kem takuar, është Edi Rama. Shikoni renditjen e Shqipërisë sa i përket trafiqeve, pastrimit të parave. Unë jam këtu në Presidencë, jam tek shtëpia ime, jam te Pallati i Brigadave, në Rezidencën në Durrës dhe në Lalz ku jetoj. Këto janë të ruajtura nga Garda.

Sa herë i ka hapur negociatat. Për Shqipërinë është e rëndë që ai ka ngritur murin e Rilindjes, jo Partisë Socialiste se ajo është në zemrën time, ka ngritur murin kundër integrimit evropian sepse ka frikë dhe tmerr nga votat në radhë të parë të Partisë Socialiste, prandaj nuk hap listat sepse me lista të hapura humb kontrollin e partisë dhe nuk del dot deputet.

Kush i futi në Parlament trafikantët e drogës dhe prostitucionit. Sa kryetar bashkish janë bosh sot? Kush i bëri këto? Si mund të besohet ky njeri. Ky është “mister” një prilli, mister gënjeshtra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.