E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta flet mbi planin për mbrojtjen e votës, jep një tjetër mesazh për 25 prillin: Çdo shqiptar i ndershëm e patriot…
Publik News

Presidenti Meta flet mbi planin për mbrojtjen e votës, jep një tjetër mesazh për 25 prillin: Çdo shqiptar i ndershëm e patriot…

Në një prononcim për mediat presidenti Ilir Meta foli mbi planin e tij për mbrojtjen e votës së qytetarëve në 25 prill, duke u shprehur se me të do të njiheni në ditët që vijnë.

“Të gjithë të mbajnë larg duart nga votat e qytetarëve shqiptarë”, theksoi sërish presidenti në mesazhin e tij.

“Seç përmban ky paln do të njiheni në ditët që vijnë, çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot, pavarësisht nga bindjet e tij partiake, është 100 për qind dakord me presidentin, që nuk duhet të vihet më dorë mbi votën e qytetarëve shqiptarë, sepse prandaj jemi në këtë situatë kaq të rëndë, që udhëheqim në nivel botëror për shpopullimin e vendit, pikërisht sepse niveli i funksionimit të shtetit, respektimit të Kushtetutës, lirisë dhe barazisë në zgjedhje është katandisur në këtë situatë.

Kështu që të gjithë t’i mbajnë larg duart nga votat e qytetarëve shqiptarë, të gjithë të kontribuojnë për një fushatë sa më civile dhe evropiane, të gjithë të paraqesin alaternativat e tyre. Është pozitive që përveç forcave politike, keni mundësi si qytetarë të shpreheni edhe për kandidatin e preferuar duke dhënë një mesazh të qartë për zgjedhjet dhe të ardhmen. Drejtuesit e partive duhet të zgjedhin dhe të promovojnë njerëz me integritet në Kuvendin e Shqioërisë”, u shpreh kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta foli nga sheshi “Nënë Tereza”, ku u shfaq në krah të disa aktivistëve duke iu bashkuar nismës për shpalljen Park Kombëtar të lumit Vjosa.

vjo

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.