E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti: S’mund të bëhemi si Koreja e Veriut! Monikën ta fshijnë nga faqja e dheut po…
Publik News

Presidenti: S’mund të bëhemi si Koreja e Veriut! Monikën ta fshijnë nga faqja e dheut po…

Kreu i shtetit tha se shqiptarët nuk janë dele, dhe nëse LSI përfaqëson oligarkinë, apo promovon banditë dhe të inkriminuar të mos ta votojnë, duke ironizuar kësisoj PS-në.

“Meqë mendon se unë përkrah partinë time që drejtohet nga znj. Monika. E kam gjetur në PS, nuk e kam bërë unë, e ka bërë deputete PS dhe për të cilën PS ka shkelë statutin. Ishte 16 vjeç.

Do t’i bëj një shërbim do t’i them që presidenti del për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe tjetra nëse ish-partia që kam themeluar unë, dhe që drejtohet nga znj.Monika përfaqëson oligarkinë ta votojnë të gjithë shqiptarët kundër, nëse promovon banditë apo të inkriminuar ta votojnë kundër gjithë shqiptarët ta fshijnë nga faqja e dheut, apo nxit shpopullimin e Shqipërisë të ngelet pa asnjë votë, nëse përpiqet të blejë vota, të gjithë të votojnë kundër.

Nuk janë dele shqiptarët, nëse ke drejtuar mirë populli do të votojë dhe nuk dëgjon presidentin, ama që të bëhemi Kore e Veriut dhe të brohorasim “bravo Shqipëria socialiste”, ua kam thënë edhe më parë Shqipëria ka qenë 50 vjet regjimi më brutal i tipit koreano-verior, tani ka përfunduar kjo histori”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.