Juncker: Vazhdoni reformat por nuk kam ardhur të bëj premtim bosh për një datë
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155597313831523/
Ka përfunduar para pak minutash takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të KE-së, Jean Claude-Juncker.
Pas takimit të dy bashkëbiseduesit mbajtën dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Rama tha se reformat në vend nuk i bëjmë se i kërkon BE, por se i duhet Shqipërisë.
‘Më lejoni të falënderoj presidentin e KE-së dhe një mik të kahershëm të shqiptarëve si Jean Claude-Juncker, për këtë vizitë që është përmbushja e një zotimi të vjetër për tu mbajtur në momentin më të mirë të mundshëm, sepse vjen pak kohë para momentit të vendimmarrjes së KE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe pak kohë pas publikimit të strategjisë së re të zgjerimit, e cila përbën një bazë inkurajuese për të gjitha vendet e rajonit. Ne u takuam në dhjetor në Bruksel, sot pata mundësinë ta informoj nga afër presidentin për zhvillimet e reja dhe ecurinë e Reformave, dhe përgjegjësinë e Shqipërisë që të jetë në një proces intensiv për afrimin me BE-në dhe nga ana tjetër një faktor për nxitjen e bashkëpunimit rajonal, dhe garantimin e fqinjësisë së mirë në të gjithë rajonin.
Siç e dini komisioni ka rekomanduar që në 2016 çeljen e negocimit me Shqipërisë dhe BE-së, duke nënvizuar çuarjen përpara të Reformës në drejtësi dhe zbatimin e Vettingut. Në momentin e daljes së atij rekomandimi ne ende nuk kishim kaluar ligjin për vetingun gë që ka ndodhur dhe nuk kishim nisur punën për vettingun gjë që po ndodh. E informova presidentit se numërojmë 17 prokurorë dhe gjykatës që janë tërhequr nga procesi i vetingun dhe nuk do të jenë më pjesë sistemit gjyqësor. Pra vetingu ka filluar të funksionojë.
E informova presidentin se në javët në vazhdim presim çeljen e proceseve konkrete nga ana e komisioneve të Vettingut.
Nga takimi ynë i fundit kanë ndodhur edhe gjëra të tjera të suksesshme, si lufta kundër krimit dhe ajo kundër korrupsionit, ka hyrë në proces transfomimi i marrëdhënieve mes drejtësisë dhe qytetarëve përmes ndryshimit të Prokurorit të Përgjithshëm.
Vendosmëria jonë mbetet e palëkundur. Reformat e Integrimit nuk janë të nevojshme dhe të detyrueshme sepse na i kërkon Brukseli por sepse i kërkon Shqipëria, ua kemi borxh gjeneratës tjetër.
Besojmë fort se e meritojmë rekomandimin nga ana e KE, dhe besoj se dhe vendet anëtare do e mbështesin këtë. Çelja e negociatave përbën për ne një kapitull të ri reformash’, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



