E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidentja e Kosovës përshëndet sanksionet amerikane: Institucionet janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit
Bota

Presidentja e Kosovës përshëndet sanksionet amerikane: Institucionet janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit

SHBA-ja, ka vendosur sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviç për krim të organizuar në veri të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur vendimin e SHBA-së, duke thënë se institucionet e vendit janë të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë ngushtë me Amerikën.

“I mirëpres sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Veselinoviçit dhe grupit të tij të krimit të organizuar në veri të Kosovës. Institucionet janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me Amerikën për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale”, shkroi Osmani në Tëitter.

Grupi akuzohet mes të tjerash edhe për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta.

Në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.