E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presioni amerikan ‘zbyth’ Ramën, anulohet tenderi i Porto Romanos
Lajme

Presioni amerikan ‘zbyth’ Ramën, anulohet tenderi i Porto Romanos

Kompania e vetme në garë nuk paraqet ofertën

Procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është pezulluar pasi kompania e vetme pjesëmarrëse nuk dorëzoi ofertën financiare brenda afatit.

Mësohet se bëhet fjalë për kompaninë Archirodon, e cila nuk paraqiti dokumentacionin financiar deri më 9 mars, duke bërë që procesi i prokurimit të ndërpritet.

Tenderi, me vlerë të parashikuar prej rreth 400 milionë eurosh, kishte për qëllim ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, një projekt kyç për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e infrastrukturës portuale në vend.

Vendimi për pezullim erdhi pas kërkesave të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grant Van Cleeve, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, i kishte drejtuar pak ditë më parë një letër publike kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Ai vlerëson projektin e Porto Romanos si një mundësi që ndodh “një herë në 100 vjet” dhe kërkon shtyrjen e garës për të siguruar që Shqipëria të mbetet konkurruese në rajon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.