E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prezantohej me identitet të rremë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
Flash

Prezantohej me identitet të rremë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar të dyshuar për një sërë mashtrimesh ndaj qytetarëve, duke përdorur identitet të rremë. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Strategjia”, i zhvilluar nga Komisariati Nr. 2.

21-vjeçari nga Paskuqani Erjon Hoxha që mashtronte qytetarët, vajza e djem, duke u kërkuar para në formë borxhi, është arrestuar në flagrancë, në momentin kur shkoi për të marrë një shumë parash nga një 26-vjeçare, të cilën e kishte mashtruar edhe më parë.

I riu u shpall në kërkim pas mashtrimeve të njëpasnjëshme të denoncuara në redaksinë tonë. Ai u bë i njohur për listën e mashtrimeve të tij pasi viktima kishin rënë disa vajza që u kishte marrë shuma parash apo edhe varëse floriri dhe iu kishte shitur, e po ashtu një sërë borxhesh të tjera disa bizneseve në Tiranë.

Por jo vetëm kaq pasi 21-vjeçari është kallëzuar në polici edhe nga pronari i një hoteli në fshatin turistik Palasë, pasi është larguar pa kryer pagesën prej 450 eurosh.

Pas kallëzimit të bërë nga viktima, Policia nisi hetimet dhe identifikoi autorin, i cili, duke u paraqitur me emër dhe profil të rremë, kishte arritur të fitonte besimin e saj dhe t’i përfitonte disa shuma parash.

Gjatë ndjekjes së rastit, uniformat blu organizuan operacionin “Strategjia” dhe finalizuan kapjen e të dyshuarit, i cili u ndalua në momentin që po përpiqej të përfitonte një shumë tjetër nga e njëjta shtetase.

Hetimet po vijojnë për të identifikuar raste të tjera të ngjashme ku 21-vjeçari mund të ketë përdorur të njëjtën metodë mashtrimi për të përfituar para nga qytetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.